
Kalimi i Hamdi Salihit ne radhet e Rapidit te Vjenes eshte pritur mire nga drejtuesit e larte te klubit gjigant austriak, tek i cili do te mbeshtese edhe shpresat e tyre per sezonin e ri.
Sulmuesi shqiptar kerkohej qe prej dy vitesh e gjysme nga trajneri Peter Pakult.
“Salihi ka cilesi te mira si golashenues, ai eshte shume i pranishem ne zone paraqet rrezikshmeri per kundershtaret, pasi eshte shume efikas”, ka saktesuar Alfred Hertnagel, drejtori sportiv i Rapidit, i cili beson shume te sulmuesi i ri.
Por megjithate, ende nuk eshte i sigurt vendi i Salihit ne formacionin e pare. Sulmuesit e tjere, Nikica Jelavic, Rene Gartler, Mario Konrad dhe Kristofer Trimel do te luftojne me shqiptarin per nje vend ne 11-she.
“Do te kemi nje konkurrence te madhe ne sulm”, pohon drejtori sportiv, Hertnagel.
Top Channel