Demi Moore deshiron nje tjeter femije

02/09/2009 16:10

Demi Moore nuk njeh kufij pasi ne moshen 46 vjecare ajo deshiron te zgjeroje familjen me nje tjeter femije.

Aktorja amerikane e martuar me Ashton Kutcher mendon per nje tjeter pasardhes pas 3 vajzave te lindura me Bruce Willis. “Pse jo? Gjithcka eshte e mundur. Kemi shume gjera per te cilat duhet te jetojme dhe nje prej me thelbesoreve eshte femija”, shprehet Moore ne nje interviste per “Marie Claire”.

Ne vijim ajo flet per jeten me 31 vjecarin Ashton Kutcher, duke theksuar se diferenca e moshes nuk eshte nje problem per te. “Gjeja qe ka me shume rendesi eshte se kam gjetur nje njeri per te cilin nuk ka rendesi diferenca e moshes dhe mbi te gjitha nje njeri me te cilin kam nje marredhenie shume te thelle. Jemi ne faza te ndryshme te jetes por kjo eshte nje gje pozitive sepse jemi lidhur me situata te ndryshme dhe kjo gje na pasuron te dyve”, shprehet Moore.

Top Channel