
Gjate mbremjes se djeshme i eshte bashkuar kontingjentit te Kombetares, per sfiden e 9 shtatorit me Danimarken. Por, me perpara, Lorik Cana eshte rikthyer ne Marseje.
Kete here jo per te luajtur, por per te ndjekur ne rolin e tifozit derbin kunder Bordose, ndeshje ne te cilen ish-skuadra e tij barazoi pa gola.
Mesfushori kuqezi u ndje mjaft i emocionuar ne stadiumin “Velodrom” dhe pohon se ndien nostalgji per Olimpikun e Marsejes.
Megjithate, 26-vjecari theksoi se vendimin per t’u larguar nga klubi e kishte marre vete dhe askush nuk e largoi.
Ai foli edhe per eksperiencen ne Premierligen angleze, ku gjate javeve te para eshte konfirmuar si nje prej pikave te forta te Sanderlendit.
“Jam shume i lumtur. Kisha mundesi te luaja me klubet angleze ne Ligen e Kampioneve, por te jesh pjese e ketij kampionati eshte dicka speciale. Te Sanderlandi, i cili eshte ekip i mesit te tabeles, punohet shume mire dhe organizimi eshte i shkelqyer”, deklaroi Cana.
Pas kater viteve te kaluara me OM-ne, per te kishte ardhur koha te provonte nje aventure tjeter:
“Nuk mund ta dish kurre se kur eshte koha e duhur per t’u larguar. Sanderlendi u prezantua si kandidatja me serioze gjate merkatos. Personalisht po mendoja te transferohesha ne Gjermani, por klubi i interesuar (Hamburg) nuk u shfaq ne momentin e fundit”.
Cana tregon se ne vendimin per t’u larguar nuk ndikoi klubi qe u shpall nenkampion i Frances, madje edhe se nuk ka hasur asnje pengese prej marsejezeve.
“Kisha biseduar me drejtuesit e klubit para fillimit te sezonit. Gjerat ishin te qarta: nese do te deshiroja te largohesha, klubi nuk do me pengonte. Me pas ne e morem vendimin se bashku dhe kjo ishte dicka mjaft pozitive. Gjithsesi, une mbetem tifozi i pare i Olimpikut ne Angli”, theksoi ai.
Top Channel