Anija malteze shpetojne 96 emigrante

02/09/2009 10:25

Nje anije malteze e patrullimit ka shpetuar 96 emigrante somaleze qe gjendeshin ne nje gomone ne Kanalin e Sicilise. Mes tyre ka 2 femije dhe 26 gra, kater prej te cilave shtatzene.

Ata ndodheshin ne nje mjet te gjate disa metra dhe pa jeleke shpetimi. Gomonia e cila ishte duke u mbytur kishte leshuar sinjalin “SOS” me nje telefon satelitor te marten.

Telefonata ishte bere nga nje emigrant somalez i mbyllur ne nje qender burgimi ne Malte, i aferm i nje prej personave qe ndodhej ne mjet.

Nderkohe, sipas nje tjeter telefonate satelitore, ne Kanalin e Sicilise ndodhet nje tjeter barke ne veshtiresi.

Gjetja e tyre behet gjithnje e me e veshtire per shkak te rritjes se detin qe po shkon ne 5 balle.

Top Channel