Formula 1, Massa gati te kthehet ne gare

01/09/2009 13:30

Perfundimi i kontrolleve mjekesore te kryera ndaj pilotit te Ferrari-t, Felipe Massa ka dale pozitiv.

Piloti brazilian, i cili u demtua rende gjate provave te Cmimit te Madh te Hungarise, ka kaluar te gjitha testet neurometrike dhe provat per aftesite dalluese.

Keshtu, jane te gjitha mundesite qe ai te kthehet ne aktivitetin e tij sportiv.

Lajmi eshte pritur me gezim te madh nga skuderia e Maranello-s, e cila ka shprehur “kenaqesine e madhe” qe mund te perdore sherbimet e pilotit.

Gjithesesi, me pare Massa do t’i nenshtrohet nje nderhyrjeje kirurgjike per te sistemuar kutine kranike ne piken e demtuar nga impakti me copen metalike qe u shkeput nga makina e nje piloti tjeter.

Top Channel