Aniston serish lidhje me Mayer?

01/09/2009 13:30

Nje ore Rolex, dhurate e John Mayer ne maj te vitit 2008, kur historia e dashurise ishte ne kulmin e saj, eshte pare serish ne kycin e dores se Jennifer Aniston.

Zera te ndryshem thone se aktorja takohet me John ne menyre te fshehte, per te mbajtur median larg jetes sentimentale.

“Mayer i kishte dhuruar nje Rolex ne vitin 2008. Jen ishte shume e lumtur dhe nuk e hiqte kurre nga dora. Kur u ndane ajo vendosi te mos e mbante me oren, por javet e fundit eshte pare serish me dhuraten e John”, thote nje burim anonim.

Sipas thashethemeve, Jen e ka ende ne zemer aktorin, i cili nga ana e tij ka bere cdo gje per te qene serish prane saj, duke i cuar nje duzine me SMS dhe e-mail.

Top Channel