Angli, rihapet dosja per themeluesin e “Rolling Stones”

01/09/2009 03:00

Policia britanike njoftoi se ka rihapur dosjen qe lidhet me vdekjen e themeluesit te Rolling Stones, Brajan Xhons 40 vjet pas gjetjes se trupit te pajete te tij ne nje pishine.

Lajmi konfirmohet edhe nga autoritetet hetimore te Suseksit ne Angline jugore te cilat njoftojne se ceshtja do te rihapet pas paraqitjes se disa dokumentave te reja nga nje gazetar investigativ te cilat mund te ndryshojne versionin e ngjarjes.

Gazetari Skot Xhons edhe pse me te njejtin mbiemer me rokstarin nuk ka lidhje gjaku me te. Ai ne nje artikull ne vitin 2008 ne tabloidin “Daily Mail” shkruante: “Une jam i bindur qe hetimet per vdekjen e Brajan Xhons nuk u moren asnjehere seriozisht. E vetmja pyetje qe mbetet eshte, pse?”.

Trupi i pajete i Brajan Xhons u gjet ne pishine pas nje mbremje festive qe ai kishte organizuar ne shtepine e tij  ne Suseksin lindor ne korrik te vitit 1969, kur ishte 27 vjec.

Policia ne ate kohe deklaroi se vdekja e Xhons kishte ardhur si pasoje e nje vdekje aksidentale pavaresisht se hetimet ne trupin e tij nuk zbuluan gjurme droge apo sasi te medha alkoli te konsumuar.

Top Channel