Zgjatet vera, pushime dhe ne shtator

31/08/2009 08:15

Kete vit vera duket se do te jete me e gjate. Ajo do te shtrihet edhe ne stinen e vjeshtes dhe si gjurme do te kete temperaturat e larta edhe per shtatorin e nentorin.

Kujtimin e stines se vjeshtes kete vit duket se do ta perjetojme vetem ne muajin tetor, qe sipas parashikimit afatgjate te sinoptikaneve, duket se do te jete disi me i fresket.

Keshtu, meteorologet parashikojne qe muaji shtator kete vit te jete me i ngrohte, i shoqeruar nga temperatura qe pritet te shkojne dhe ne 28 Grade Celsius, cka sjell sipas tyre nje zgjatje te stines se veres.

Megjithate, java qe vjen do te jete me e fresket se ditet qe kaluam. Meteorologet parashikojne se ditet e fundit te muajit gusht dhe fillimi i muajit shtator do te jene te karakterizuar nga temperatura rreth 2 grade me te uleta si ne oret e mengjesit, ashtu edhe ne ato te mesdites. Nderkohe, ata paralajmerojne dhe reshje shiu, kryesisht ne zonat malore.

Per sa i perket eres, sipas meteorologeve, ajo parashikohet te arrije deri ne vleren 30 km/ore, duke shkaktuar nje dallgezim te ulet ne det.  

Top Channel