
Nje 39 vjecar nga qyteti i Vlores eshte shpallur i humbur pasi eshte zhdukur pa lene gjurme qe prej dites se premte.
Lajmin e bejne te ditur burime policore lokale, sipas te cilave shtetasi Genc Habazaj ishte drejtuar per ne Elbasan, por ka tre dite qe nuk ka komunikuar me njerezit e tij, te cilet nga shqetesimi kane njoftuar uniformat blu.
Sipas burimeve, agjentet e kriminalistikes kane nisur hetimet per te zbardhur ngjarjen, duke marre ne pyetje vellezerit dhe te afermit e tij.
Sipas ketyre te fundit, Habazaj ishte kthyer ne Vlore nga Italia, ku jeton dhe ka nje biznes te tijin, per te kaluar pushimet me vajzen e tij.
Por per arsye te panjohura, ai u zhduk ne menyre misterioze dhe celulari i tij rezulton i fikur.
Nderkohe, policia po heton intensivisht ne shume pista, ne vecanti ne ate te rrembimit te personit.
Gjithsesi nuk perjashtohet mundesia qe ai te jete larguar diku, pa lajmeruar, pista keto qe po hetohen.
Top Channel