Pogradec, plagos ish bashkeshorten per xhelozi

31/08/2009 12:25

Nje 36 vjecar ka masakruar me thike bashkeshorten e tij per motive xhelozie.

Ngjarja ka ndodhur ne qytetin e Pogradecit. Artur Piperi ka qelluar disa here me thike gruan e tij me te cilen kishte nje jave qe ishte ndare. Burimet e policise kane bere te ditur se ngjarja ka ndodhur dje rreth ores 19:20 ne banesen e 36 vjecarit ne lagjen 4 te qytetit, kur Artur Piperi ka plagosur rende gruan e tij.

Per shkak te plageve te renda, e demtuata eshte derguar drejt Spitalit Ushtarak te Tiranes. Autori eshte larguar nga vendngjarja dhe eshte shpallur ne kerkim nga ana e policise.

Top Channel