Blushi: Rama po shkel statutin e partise

31/08/2009 12:55

Ne deklaraten para mediave bashke me Arben Malajn, deputeti tjeter socialist, Ben Blushi sqaroi disa nga arsyet e qendrimit kunder rikandidimit te Edi Rames per kreun e PS-se.

“Ne e kemi thene dhe ne raste te tjera. Askush te mos mendoje se meqe po flasim ndryshe do bejme aksione paralele me PS-se. Ne jemi pjese e PS-se dhe mbeshtetemi ne traditen me te mire te saj, sipas te ciles mund te flasesh ndryshe por je prape atje”, theksoi fillimisht Blushi.

Me tej, ai pohon se do t’i bindet vendimit nese Rama e terheq PS-ne nga Parlamenti, por shtoi se ai duhet te jape edhe kushtet e rikthimit ne sallen e legjislativit. “Ajo qe thote Rama se do jete kryetari i PS-se per 4 vjet e paragjykon garen dhe kjo eshte nje shkelje e re e statutit. Mandati i tij u nderpre per shkak te humbjes se zgjedhjeve dhe Rama nga nje ane thote se nuk i ka humbur zgjedhjet dhe nga ana tjeter thote se e ka nderprere mandatin dhe kjo eshte kontradiktore. Statuti i PS-se po shkelet ne menyre sistematike dhe ne kemi arsye te veme ne dyshim aftesine e ketij njeriu per te administruar PS-ne”, shton deputeti.

Ne vijim, ai kritikon edhe programin e hartuar nga Rama, duke deklaruar se Shqiperia nuk ka mundur te votoje nje parti te majte. “Ne jemi te gjithe te majte, pervec Rames qe nuk eshte as i majte, as i djathte. Nje grup politik e mban te bashkuar nje kontrate qe eshte statuti dhe statruti u shkel. Ne kete monet Rama po zhben zgjedhjet ne parti. Eshte e pafalshme qe gjithe PS te bashkohet rreth nje njeriu qe thyen statutin. Mandati i te gjitha institucioneve te PS-se eshte i pajtueshem. Ne rastin e Rames mandatet rivendosen sepse ne 2011-en, te gjitha strukturat rivotohen ndersa kryetari jo. Rames i takon te shpjegoje cfare do ndodhe ne 2011-en, sepse te gjithe do hyjne ne zgjedhje dhe ai jo”, tha ne vijim Blushi.

Ai shtoi gjithashtu se Rama eshte nje njeri qe vazhdon te shikoje ne te shkuaren. “Me shume mbrojti kengen se sa programin e PS-se.  Kjo nuk eshte per battue, por eshte serioze sepse eshte per te ardhur keq se cila eshte cilesia e kryetarit qe kemi pasur dhe mesa duket do kemi akoma”, perfundoi kritiken deputeti i selise roze.

Top Channel