
Çdo qytetar, i cili kerkon te njohe kushtet me te cilat duhet te udhetoje me 30 leke te reja ne njeren nga linjat e urbanit ne kryeqytet, mund ta kerkoje informacionin prane Bashkise se Tiranes.
Çdo institucion, duke perfshire ketu edhe bashkine e kryeqytetit, kane per detyrim te sqarojne qytetaret e thjeshte, opinionin publik nepermjet mediave, por edhe organizatat jofitimprurese, te cilave iu nevojitet informacioni.
Detyrimi per t’u pergjigjur, si edhe per te qene transparent me publikun parashikohet ne ligjin per te drejten e informimit publik. Nderkohe qe kontratat duhet te jene te afishuara ne web-in zyrtar te Bashkise se Tiranes.
“Kontratat e nenshkruara mes shtetit dhe privatit duhet te jene te publikuara, ne menyre qe konsumatori te jete ne dijeni te kushteve qe duhet te ofroje sot transporti urban. Nderkohe qe te gjitha kriteret qe duhet te permbushen nga linjat, sherbimi qe i ofrohet qytetarit duhet te afishohet per udhetaret, qofte edhe nepermjet internetit”, sqaron kreu i Zyres se Mbrojtjes se Konsumatoreve, Altin Goxhaj.
Sipas tij, ne baze te ligjit per informimin publik, secili nga kryeqytetasit mund te marre informacion te sakte dhe te bollshem lidhur me detyrimet qe ka shteti per t’u ofruar taksapaguesve sherbimin e transportit.
Nga te dhenat e mbledhura nga ZMK-ja rezulton se informacioni publik i Bashkise Tirane per kete sherbim eshte krejtesisht jashte standardit te transparences, sepse mungon plotesisht e dhena baze, qe eshte numri i udhetareve, d.m.th. mungon numri i konsumatoreve, çka eshte baze e vetme qe percakton edhe eficensen ose jo te ketij sherbimi.
Bashkia ka publikuar te dhena per numrin dhe emrat e linjave, kompanite qe i mbulojne, numrin e mjeteve ne dispozicion, oraret e sherbimit, kohen teorike te pritjes ne stacione dhe ne menyre topografike jepet edhe numri i stacioneve nepermjet hartes se linjave te transportit.
“Te gjitha keto te dhena jane ne rastin me te mire te paplota dhe ne rastin me te keq jane te rreme. Siç eshte rasti i orareve te sherbimit apo kohes se ndalesave, te cilat nuk i pergjigjen fare realitetit. Ne kete pike kemi te bejme me nje konfuzion te qellimshem, me te cilin eshte abuzuar nga te gjitha palet e interesuara per te ruajtur apo keqesuar situaten financiare apo te perfitimit te sherbimit nga ana e konsumatoreve”, sqaron ZMK-ja.
Sipas te dhenave te studimit te Zyres se Konsumatorit, rezulton se ne Tirane çdo dite udhetojne minimumi mbi 225 000 pasagjere, me status paguesi te biletes apo te pajisur me abone.
Numri i pakte i linjave, shtrirja e tyre ne pjeset me te populluara, permiresimi i ndjeshem i infrastruktures se udhetimit dhe rritja e çmimit te karburantit per levizjen me mjete private, si edhe rendimi i trafikut te pergjithshem, niveli i larte i varferise dhe i rritjes se kostos se pergjithshme te
jeteses jane faktore qe ndikojne realisht ne rritjen e kerkeses publike per sherbim transporti urban te udhetareve.
Top Channel