Peqin, pi fotoksine, rrezikon jeten 14-vjeçarja
30/08/2009 10:45
Pi fotoksine, perfundon ne Spitalin Ushtarak ne Tirane 14-vjeçarja nga fshati Gjoçaj, i Rrethit te Peqinit.
E mitura, me inicialet D.P. eshte derguar nga familjaret me urgjence per trajtim me te specializuar, nderkohe qe mesohet se gjendja e saj vazhdon te jete e rende.
Ende nuk dihen shkaqet e vetehelmimit, por mendohet se vajza ka qene duke kaluar nje gjendje depresive.
Ky mbetet rasti i pare qe nje vajze e kesaj moshe ne Prefekturen e Elbasanit tenton te veteflijohet ne kete menyre.
Nga ana e policise po punohet per zbardhjen e rrethanave te ngjarjes.
Top Channel