Korçe, kapen dy minorenet dhunues te varreve

30/08/2009 09:45

Identifikohen autoret e dhunimit te varrezave te fshatit Shen Gjergj te Korçes. Mesohet se pas disa dite hetimesh, policia lokale ka arritur te kape dhunuesit, qe rezultojne te jene dy te mitur: perkatesisht 10 dhe 12 vjeç.

Policia, e cila ka nisur hetimet menjehere pas denoncimit te rastit per demtime masive te varrezave te ketij fshati, ka zbuluar autoresine qe ne fakt kane qene dy femije nga nje tjeter fshat.

Burimet e policise thane se behet fjale per 12-vjeçarin me inicialet A.H dhe 10-vjeçarin O.H, nga fshati Bregas i Korçes.

Te miturit jane marre ne pyetje nga policia dhe kane pretenduar se ishin duke luajtur ne varreza dhe kane thyer aksidentalisht disa pllaka varresh.

Per shkak te moshes se mitur, te dy autoret jane lene ne gjendje te lire, por policia dyshon se femijet jane sjelle ne fshatin Shen Gjergj nga persona te rritur per te kryer heqjen e pllakave dhe te objekteve dekorative per qellime fitimi.

Sipas burimeve te policise, dy femijet jane zbuluar nga nje objekt qe e kishin lene ne nje dyqan te fshatit te tyre per shitje, nderkohe qe ne vend jane gjetur edhe gjurmet e dy autoreve minorene.

Policia ka ngritur menjehere dyshimet se behet fjale per autore ne moshe te mitur, qe sulmojne varrezat publike, nderkohe qe autoresia eshte konfirmuar me zbulimin e dy femijeve.

Sipas policise dy minorenet vijne nga familje te varfra dhe mendohet se ata e kane kryer kete veprim per qellime fitimi dhe per te nxjerre para nga shitja e objekteve dekorative dhe pllakave te mermerit.

Femijet kane pranuar autoresine, por edhe pse policia ka pasur dyshime se ata jane nxitur nga persona ne moshe te rritur, kjo nuk eshte pranuar nga ata gjate deklaratave te marra.

Dhunimi i varrezave ne fshatin Shen Gjergj u denoncua per policine lokale nga banore te zones pas demtimeve ne 25 varreve, ngjarje e cila sipas policise mendohet se ka ndodhur ne daten 20 gusht te ketij viti.

Dy minorenet po ndiqen ne gjendje te lire per shkak te moshes se tyre, ndersa deklaruan se kane shitur nje pjese te objekteve per te siguruar buken e gojes.

Ndaj tyre rendon akuza per dhunim te varrezave publike dhe mesohet se policia po heton edhe per persona te tjere qe mund te kene shtyre femijet te kryejne kete akt.

Top Channel