
Zbulohet pas 10 vjetesh vrasesi i 20-vjeçarit Leke Malotaj. Ngjarja e ndodhur ne qershor te vitit 1999 kishte mbetur e pazbardhur nga policia dhe vetem dje eshte bere prangosja e autorit, Gjergj Ara, 60 vjeç, nga Dukagjini.
Burime nga Policia e Shkodres bejne te ditur se autori, banues ne fshatin Oblike te Shkodres, ka vrare me daten 20 qershor te vitit 1999, ne fshatin Palaj te Dukagjinit, 20-vjeçarin Leke Malotaj.
Te njejtat burime thone se shkak i ngjarjes ka qene nje grindje banale mes djalit te autorit dhe viktimes.
Sherret e vazhdueshme mes dy te rinjve, kane bere qe Ara, ne ate kohe 50 vjeç, te qelloje me arme zjarri mbi 20-vjeçarin Malota, duke i shkaktuar vdekjen e menjehershme.
Hetimet per vrasjen e ndodhur ne vitin 1999 ne Dukagjin ishin pezulluar per mungese provash dhe dosja prej 10 vitesh kishte qendruar e mbyllur.
Me pas, Sektori Kunder Krimeve te Renda ne Drejtorine e Policise se Qarkut te Shkodres e ka rihapur çeshtjen e mbetur pezull.
Pas disa javesh hetime eshte bere zbulimi dhe dokumentimi ligjor me prova te kesaj ngjarjeje te vjeter, qe eshte finalizuar me prangosjen e autorit te ngjarjes.
Ne momentin e arrestimit, i dyshuari si autor i vrasjes nuk ka shfaqur rezistence ndaj forcave te policise, qe kane shkuar ta prangosin ne banesen e tij, ne fshatin Oblike, dje, ne oret e para te mengjesit.
Pas 10 vitesh nga koha kur eshte kryer vrasja, 60-vjeçari Gjergj Ara do te perballet me dy akuza: ate te “Vrasjes me dashje” dhe “Mbajtjes pa leje te armeve dhe municioneve luftarake”.
Vrasjet e vjetra, kryesisht te periudhes 1997-2000, perbejne 80 per qind te rasteve te pazbuluara, ku per mungese provash qendrojne te mbyllura ne dosje.
Sipas burimeve nga Policia e Shkodres mesohet se per vrasjet e ndodhura veçanerisht ne periudhen mars-dhjetor 1997, eshte shume e veshtire te gjenden prova ligjore, per te vene autoret para drejtesise.
Kjo per faktin se ne ate periudhe, ne vendngjarje nuk shkonin as forcat e rendit dhe as grupet hetimore per te mbledhur prova dhe per te kryer veprimet hetimore, per shkak te rrezikshmerise qe paraqitej nga grupet kriminale, sidomos ne zonat e thella malore.
Sektori kunder krimeve te renda ne Drejtorine e Policise se Qarkut te Shkodres, ne vazhdimesi ka pasur ne shenjester autore te ngjarjeve te vjetra, te cilet, per mungese provash, levizin te lire.
Gjate ketij viti, nga sektori i krimeve te renda ne Drejtorine e Policise se Qarkut te Shkodres, eshte bere zbulimi dhe kapja e disa autoreve te ngjarjeve te vjetra.
Kujtojme rastin e Kujtim Berbullushit dhe Edmond Mullise, te shpallur ne kerkim nga viti 1997, pasi qelluan mbi patrullen e policise, duke lene te vdekur policin Arben Lasku.
Po gjate ketij viti eshte bere arrestimi i shtetasit Helidon Baloipasi, pasi ne vitin 2000 ka plagosur rende me arme zjarri nje shtetas ne qytetin e Shkodres.
Burime konfidenciale nga Policia e Shkodres pohuan per se jane duke u marre ne dore te gjitha vrasjet e ndodhura kryesisht pas vitit 1997, ndersa shume vrasje te bujshme qe mendohet se kane mbetur pa autore, jane drejt dokumentimit me prova ligjore.
Top Channel