
Arrestohet ne Firence nga karabinieret italiane i riu shqipetar, Fatjon Dine pasi ai dyshohet si autori i plagosjes me thike te dy 18 vjecareve.
Mbreme ne darke per motive te dobta, ne nje zenke mes te rinjsh shqiptari ne qytezen e Borgo San Lorenco Te Firences, Dine ka goditur disa here me thike dy 18 vjecaret, njeri nga te cilet ndodhet ne gjendje te rende shendetesore ne spitalin e Firences. Kombesia e dy te rinjve te plagosur nuk behet e ditur nga autoritetet italiane.
Fatjon Dine rezulton me precedente penale ne vendin fqinj, pasi ai ne 24 janar te ketij viti eshte ndaluar nga policia nen akuzen e perdhunimit dhe ishte denuar nga drejtesia italiane me 2 vjet e 9 muaj burgim. Dine u lirua vetem 3 muaj me pare per pezullim te denimit.
Top Channel