
Interi ka dominuar ne derbin me Milanin duke tronditur skuadren e Leonardos perpara presidentit dhe njekohesisht kryeministrit Italian Silvio Berluskoni.
Kuqezinjte e kane filluar mire ndeshjen, nderkohe qe Mourinjo tenton Shnajder qe nga minuta e pare.
Holandezi shume shpejt tregon aftesite e tij me nje goditje nga larg qe gjen ne pozicion Storarin.
Rezultati eshte zhbllokuar ne minuten e 29-te, nje kombinim perfekt, i Militos me Tiago Moten sjell golin e ketij te fundit.
Nuk e ka mbajtur presionin Milani dhe vetem 5 minuta me vone, nje top i gjate i Maikon i jep mundesine Etose te shfrytezoje hapesirat e lena nga Jankulovski, Gatuzo e ndalon ne menyre te parregullt brenda zones, gjyqtari akordon 11-metersh dhe eshte Milito i cili nuk gabon duke dyfishuar rezultatin.
Pak minuta nga perfundimi i pjese se pare, Gatuzo i demtuar ne pritje te zevendesimit nderhyen ashper ndaj Shnajder duke detyruar gjyqtarin Ricoli t’i nxjerre kartonin e dyte te verdhe, nderkohe qe kapiteni le skuadren e tij ne momentin me te veshtire me 10 lojtare.
Ne kohen shtese te pjese se pare Maikon deperton i vetem e trefishon rezultatin duke shuar perfundimisht shpresat e kuqezinjve per te reaguar.
Edhe me fillimin e pjeses se dyte nuk ndryshon asgje, Milani me 10 lojtare dhe me nje Ronaldinjo ne erresire me veshtiresi arrin te kaloje mesfushen, nderkohe qe ne minuten e 67-te, vjen supergoli i Stankovic nga rreth 30 metra, qe mbyll derbin e rradhes per skuadrat e Milanos.
Tashme Interi shkon ne kuoten e 4 pikeve, 1 me shume se Milani pas 2 javesh te Serise A.
Top Channel