Elbasan, shperthim ne metalurgjik, te plagosur
30/08/2009 10:20
Furrat e shkrirjes se skrapit per prodhimin e celiqeve ne uzinen e administruar nga shoqeria turke “Kurum”, ne ish-kombinatin e metalurgjikut ne Elbasan, jane bere serish vende aksidenti.
Dje ne mbremje nje shperthim, i konsideruar si aksidental, ka shkaktuar plagosjen si pasoje e djegies se kater punetoreve, te cilet ne momentin e shperthimit te furrnaltes ishin duke punuar.
Luan Muhametaj, Arben muhametaj, Murat Fili dhe Krusen cungu jane plagosur rende si pasoje e djegieve qe kane pesuar.
Drejtues te larte te policise se Elbasanit mberriten ne vendin e ngjarjes dhe paraprakisht thane se shperthimi ka qene aksidental.
Top Channel