Berat, zjarr ne lagjen periferike

30/08/2009 10:55

Flaket e zjarrit perfshijne nje territor privat ne nje lagje periferike te qytetit te Beratit, nderkohe qe banoret jane alarmuar nga shperthimi i disa municioneve ushtarake.

Zjarri u pikas dje, rreth ores 14:00, ne nje zone te rrethuar, pjese e nje reparti ushtarak. 

Banoret e banesave aty prane dhe punonjesit qe ndodheshin ne disa aktivitete jane alarmuar dhe kane kerkuar ndihmen e Repartit te Zjarrfikeses.

Por, ndersa punonjesit e zjarrfikeses kane nisur te fikin zjarrin, nga territori i perfshire nga flaket jane degjuar disa shperthime te fuqishme, te cilat kane alarmuar banoret qe jetojne aty prane dhe kalimtaret e rastit.

Per te shmangur çdo incident te mundshem, uniformat e policise kane larguar nga vendi i ngjarjes disa banore dhe kureshtare te mbledhur rreth vendit te ngjarjes.

Punonjesit zjarrfikes kane punuar me shpejtesi per eliminimin e flakeve te zjarrit, ndersa me pas, ne vendin e ngjarjes, mberriten dhe ekspertet e policise.

Nga keqyrja e vendit te ngjarjes eshte mesuar se nga temperatura e larte e flakeve te zjarrit kane shperthyer municione te mbetura nga viti 1997 ose te hedhura nga banoret per te mos u dorezuar ne polici.

Sipas burimeve te policise, behet fjale per shperthime baterish makinash te ndryshme te hedhura dhe fisheke.

Top Channel