2010, skema e dhurimit te gjakut pa pagese

30/08/2009 09:15

Ne Tirane ka nje  rritje prej rreth 3 mije dhurimesh me shume dhe ky eshte nje tejkalim i objektivit te rritjes se dhurimeve kete vit. Sipas te dhenave, deri ne qershor te ketij viti, ne banken e gjakut ka pasur shume dhurime vullnetare, ne krahasim me nje vit me pare.

Ne vitin 2010, dhurimi i gjakut pritet te jete 100% i papaguar, nderkohe qe po punohet prej vitesh per kalimin nga sistemi tradicional i dhurimit te rregullt me pagese ne sistemin e dhurimit te rregullt pa pagese.

Te dhenat aktuale tregojne se dhurimet e gjakut me pagese kane rene ndjeshem, krahasuar me vitet e meparshme.

Nese 3 vjet me pare, Tirana plotesonte 50 per qind te nevojave me dhenes me pagese, sot ka me pak se 10% dhenie me pagese dhe pjesa tjeter nga dhurime familjare e vullnetare.

Ne vitin 2008, numri i dhurimeve vullnetare zuri 15% te totalit, kundrejt 11% ne vitin 2005.

Numri i dhurimeve ne 5 muajt e pare te ketij viti eshte dyfishuar, krahasuar me nje vit me pare, por ende mbetet shume per te bere, pasi nuk eshte arritur mjaftueshmeria me gjak.

Me plotesimin e kuadrit ligjor per promovimin e dhurimit vullnetar te gjakut, do te kete akoma me shume nje shtyse pozitive ne drejtim te rekrutimit te dhuruesve vullnetare te gjakut.

Te dhenat tregojne se vetem ne dy vitet e fundit dhurimi i gjakut eshte rritur 30%. Ne vitin 2008 ishin 20 400 dhurime, kundrejt 14 670 dhurime ne vitin 2005.

Kjo rritje u dedikohet dhurimeve familjare qe kane kompensuar humbjen e dhenieve me pagese, verejtur ne keto tri vite.

Top Channel