
Termocentrali i Vlores ka aplikuar prane Entit Rregullator te Energjise dhe Gazit per vendosjen e cmimit te energjise elektrike.
Kerkesa eshte pranuar nga EREG ne fillim te muajit gusht dhe pritet te merret shume shpejt vendimi. Ne shtator, TEC-i do te nise punen per prodhimin e energjise elektrike me lende te pare naften.
Sasia e prodhuar do t’i shitet Furnizuesit Publik me Shumice (KESH-it). Per kete arsye, TEC-i i ka kerkuar EREG-se vendosjen e cmimit per energjine qe do te shese. Kapaciteti i TEC-it eshte rreth 100 megavat, ndersa per ndertimin e tij KESH ka shpenzuar mbi 120 milione euro, mundesuar nga bankat.
Megjithate, nga perllogaritjet e peraferta del se kostoja e megavatit eshte rreth 75 euro, ne varesi te cmimit te naftes.
Top Channel