
Kryetari i PS, Edi Rama ne fjalimin e tij ne kongresin e jashtezakonshem te partise ka kritikuar ashper kryeministrin Sali Berisha per manipulimin qe sipas tij ai i beri procesit zgjedhor.
Rama ka theksuar se PS i mori votat e duhura per te ardhur ne pushtet, por i humbi ato per shkak te “krimit mafioz” te kryeministrit.
“Kete dite do ta kishim dashur ndryshe. Do te na kishte pelqyer qe sot te mblidheshim per te festuar fitoren dhe per te filluar rrugen e re te ndryshimit teresor. Shqiperise i duhej ndryshimi. Shqiptaret erdhen si asnjehere ne sheshet e betejes sone elektorale, duke na votuar masivisht. Por kjo nuk mjaftoi. Historia u perserit ashtu sic i trembeshim. Berisha do t’i vidhte te gjitha votat qe i duheshin. Kjo eshte nje e vertete e hidhur”, ka pohuar Rama.
Kreu i PS ka kritikuar ashper edhe kryetarin e LSI, Ilir Meta, i cili sipas tij kreu nje “horrllek” duke u bashkuar me koalicionin e PD.
“Shumica e zgjedhesve votuan per largimin e Berishes nga pushteti dhe megjithe deformimin e rende, Berisha nuk do te behej kurre kryeminister sikur Ilir Meta te mos bente horrllekun qe ne kishim paralajmeruar me pare”, ka theksuar Rama, i cili e ka cilesuar Berishen si “kryeministrin e fundit komunist” te vendit.
Me tej, duke konfirmuar kandidimin e tij per kryetar te PS, Rama ka paralajmeruar se do te nise nje lufte per kthimin e kesaj force ne pushtet, ne menyre qe te sjelle ndryshimin e kerkuar nga shqiptaret, por qe u mor peng nga Berisha dhe klani i tij.
“Do filloj nje lufte per ardhjen e PS ne pushtet, per te punuar dhe sakrifikuar edhe me shume ne krye te kesaj partie. Shqiperia eshte marre peng nga nje pushtet i bere njesh me shtetin, qe nxorri zgjedhjet jashte standarteve demokratike”, ka theksuar Rama.
Rikandidimin e tij per kryetar te PS, ai e ka justifikuar duke nenvizuar se projekti i tij nuk humbi ne zgjedhje, por u spostua nga vjedhjet e kryeministrit.
“Arsyeja perse une sot jam vene ne dispozicionin tuaj per te udhehequr PS ne vitet e ardhshme eshte se ne zgjedhjet e 28 qershorit nuk humbi projekti politik qe une udhehoqa. Une kam nje detyrim ndaj te gjithe atyre socialisteve qe e nxorren PS forcen e pare ne vendin tone”, ka shtuar Rama.
Top Channel