
Pas publikimit te rezultatit zyrtar te zgjedhjeve te 28 qershorit qe dhane si rezultat serish nje qeveri te drejtuar nga kryeministri Berisha, mandati i kreut te PS-se, Edi Rama ne krye te partise u nderpre automatikisht.
Neni 28 pika b cileson se mandati i kryetarit te partise nderpritet para kohe, kur partia humbet ne zgjedhjet e pergjithshme legjislative. Edhe pse i gjendur nen presionin e nje grupit deputetesh, Edi Rama vetem pak kohe me pas vendosi te rikandidonte per postin e kryetarit te Partise Socialiste. Perballe tij do te kete deputetin Arben Malaj qe gjate kesaj periudhe nuk i ka kursyer akuzat ndaj tij.
Malaj, i mbeshtetur nga disa deputete nder te cilet edhe Ben Blushi por edhe nga antare te kryesise qe nuk ishin ne listat e kandidateve per zgjedhjet e 28 qershorit, ka theksuar disa here ne media se Partia Socialiste nen drejtimin e Rames ka humbur demokracine e brendshme dhe mundesine per te shprehur mendimin ndryshe. Per me teper, Arben Malaj e quajti te deshtuar modelin Rama, duke i kerkuar atij te terhiqet nga rikandidimi.
Por kjo nuk ka ndikuar ne vendimin e Edi Rames, i cili i mbeshtetur nga pjesa me e madhe e grupit parlamentar dhe drejtuesit e partive ne rrethe, nuk ka pranuar te terhiqet. Ne intervisten e fundit dhene ne Top Channel para kongresit, Rama me tone mjaft te qeta theksoi se ishte ai vete qe ka futur ne statutin e partise nenin per nderprerjen automatike te mandatit ne rast humbje te zgjedhjeve, por ai nga krahu tjeter insistoi ne faktin se zgjedhjet e 28 qershorit ishin nje maskarade qe nuk sollen nje vote kunder PS-se por kryeministrin Sali Berisha, i cili nuk mundi te bente 71 mandatet e nevojshme per t’u rikonfirmuar ne krye te vendit.
Edhe pse i gjendur nen akuzat e rivalit Malaj, Rama zgjodhi te cilesonte qarte se nese mllefin nuk e ka perdorur me kundershtaret politike, sigurisht dicka te tille nuk do ta bente me koleget e tij. Provat tashme jane ne finish dhe dy rivalet duhet te perballen me kongresin e jashtezakonshem e me pas me garen e vertete “nje antar nje vote”.
Top Channel