Ndryshimet ne statut, Blushi: Votimi arbitrar

29/08/2009 13:40

Deputeti socialist Ben Blushi nuk i ka kursyer kritikat ndaj vendimeve te marra ne Kongresin e Jashtezakonshem te PS-se qe hodhi poshte me shumice votash propozimin e tij per futjen ne rendin e punimneve te dites edhe ndryshimet ne statut.

“Une propozova qe ndryshimet ne statut te hyjne ne rendin e dites dhe nje shumice e madhe ishte kunder per arsyet si po imponohet ky kongres. Keto jane votime shume arbitrare qe nuk kane sens. Une propozova ndryshime ne statut dhe hapjen ndaj publikut. Kerkova qe kongresi te jete i hapur per t’u faktuar shqiptareve se ku zgjedhjet jane vjedhur. I kerkova kongresit dhe kjo u mohua me nje arsyetim femijenor se ne jemi ne shtepi dhe brenda shtepise nuk ka kamera. Njerez si Rama nuk duan qe njerez si une te flasin ne publik. I takon delegateve te flasin ne publik per te vertetuar pse dhe si jane vjedhur zgjedhjet. Rama nuk ka kurajo te kuptoje dhe pranoje se u deformua vota por edhe per arsyet tona”, deklaroi Blushi ne studion e Top Channel.

Me tej, ai tha se PS-ja nuk eshte ende nje parti demokratike. “Me votim te fshehte do dinim me mire kush ishte pro dhe kunder ndryshimit. PS nuk po tregon se ka demokraci te brendshme”, shton ai. Blushi sulmoi drejteperdrejte edhe kreun ne detyre te PS-se, Edi Rama, duke thene se ai e personalizoi fushaten dhe kjo eshte nje prej arsyeve pse PS eshte sot ne opozite.

“Ne nuk i fituam zgjedhjet edhe sepse Rama e personalizoi fushaten. Nuk jam nisur per t’u bere kandidat, por per te thene te verteten. Vendimi i Rames per te moskandiduar, ishte nje vendim personal. Rama nuk doli ne debat me Berishen dhe keto vendime personale kane ndikuar ne cilesine dhe pasigurine e fushates tone. Shqiperia nuk ka qene e mbuluar me te njejtin frymezim dhe motivim per te marre vota edhe aty ku ka qene e veshtire. Keto zgjedhje nuk kane qene te perkryera, por diferenca e koalicionit jone me te djathten eshte gati 25 mije vota dhe une nuk besoj se jane vjedhur kaq shume vota. Une kerkoj nje analize te thelle te atyre kutive mbi te cilat eshte ushtruar dhune”, shtoi Blushi.

Deputeti socialist u shpreh pesimist se gjendja brenda PS-se mund te ndryshoje pas ketij kongresi. “Dua te shpresoj se do kete nje ndryshim dhe per kete nuk fajesoj PS-ne por Ramen, i cili po imponon mendimin e vet se nuk ka arsye per te ndryshuar. Ai ka humbur, po thyen te gjitha rregullat dhe kjo perben nje rrezik per prishjen e kontrates qe eshte statuti. Rikandidimi i Rames ne krye te PS-se po thyen statutin. Per mua Rama eshte dhe do mbetet ish kryetari i PS-se. Rama kishte shansin per ta mundur Berishen. Une besoj se ka te pakten 1000 veta ne ate salle qe mund ta sjellin PS-ne ne pushtet”, perfundoi Blushi.  

Top Channel