
Kane befasuar italianet ne provat zyrtare te Cmimit te Madh te Belgjikes. Xhankarlo Fizikela me “Forc India” ka marre pol pozishenin, duke regjistruar keshtu startin e katert ne karriere nga vendi i pare.
Per here te fundit qe Fizikela ka startuar nga poli ka qene Cmimi i Madh i Malajzise ne vitin 2006, ndersa per skuadren e tij ky eshte pol pozisheni i pare ne historine e tyre qe nga koha kur kane debutuar ne Formulen 1.
Nga vendi i dyte do te startoje garen e Belgjikes nje tjeter Italian, Jrano Truli me “Tojota”. Te deshtuarit e ketyre provave kane qene emrat e medhenj dhe protagonistet e ketij sezoni.
Ne vendin e trete te niset Nik Haidfeld me “BMW” dhe i katerti Rubens Barrikelo. Vetem ne vendin e gjashte gjendet Kimi Raikonen, ndersa Ljuis Hamilton gjendet ne vendin e 12-te i pasuar nga Fernando Alonso dhe Xhenson Baton qe starton nga vend i 14-te.
Nderkohe, piloti tjeter i skuadres “Ferrari”, zevendesuesi i Felipe Mases, Luka Badoer u rendit serish ne vendin e fundit. Cmimi i Madh i Belgjikes do te startoje diten e diel ne oren 14.00, drejtperdrejte ne Top Channel.
Top Channel