Dokle: Mbeshtes kandidaturen e Rames

29/08/2009 14:10

Deputeti socialist Namik Dokle ka shprehur hapur mbeshtetjen e tij per kandidaturen e kryetarit ne detyre te PS-se, Edi Rama. Ne studion e Top Channel ai ka theksuar se humbja ne zgjedhje nuk mund t’i faturohet vetem kreut socialist por gjithe partise dhe strukturave te saj.

“E mbeshtes kandidimin e Rames. Ne baze te statutit dhe te rregullave qe ka PS, nese ai do jepte doreheqjen nuk mund te rikandidonte me. Ne momentin qe nuk kemi fituar zgjedhjet, mandati i tij eshte nderprere por jo e drejta per te rikandiduar perseri”, shprehet Dokle. Ne vijim, ai nuk ka numeruar disa nga arsyet qe cuan ne humbjen e zgjedhjeve te 28 qershorit.

“Eshte nje rezultat me legjitimitet te cunguar, i vjedhur, i ndikuar nga presionet e administrates shteterore. Vertet projekti i Rames nuk ka fituar, por ai nuk eshte kundervotuar sepse elemente te tjere jashte PS-se kane cuar ne kete rezultat. Ky nuk eshte projekti i Rames por i PS-se. KQZ ishte nen thundren e hekurt te qeverise dhe e keqja me e madhe ne kete rast eshte Kolegji Zgjedhor qe duhej te ishte trupa qe do jepte drejtesine ligjore per cfare ka ndodhur. Pra e vetmja trupe ligjore qe duhej te jepte drejtesine e zgjedhjeve, veproi njelloj si KQZ”, nenvizoi deputeti socialist.

Sipas Dokles, PS, strukturat dhe Rama kane pergjegjesi nese programi nuk ishte i plote dhe nuk shkoi aty ku duhej te shkonte. “Nese lista e kandidateve kishte disa te meta dhe nuk krijoi ne cdo qark kohezionin e nevojshem, kjo nuk ishte vetem pergjegjesi e Rames. Nuk mendoj se jemi ne nje pozite te dobet morale por jemi ne nje pozite te vertete pergjegjesie. Rama i 2005-es eshte koherent me ate te 2009-es”, pohoi Dokle.

Top Channel