
Nga Palasa ne Kakome do te shtrohen perpara sezonit te ardhshem turistik 8 rruge qe te cojne ne plazhet e bregut te Jonit, me gjatesi te pergjithshme 25 kilometra.
Infrastruktura e re sipas kryeministrit Berisha, i cili peruroi nisjen e punimeve ne keto rruge, do te sjellin shtimin e turisteve.
Dhe per kete arsye, kreu i qeverise, duke kerkuar shtimin e kapaciteteve per pritjen e turisteve, ka theksuar idene e tij per kreditimin e banoreve qe do te shtojne dhomat, duke u ndertuar shtepive kate shtese.
“Nje nga menyrat me te mira eshte kjo, qe banoret te zgjerojne kapacitetin e shtepive te tyre sikunder vendimeve te bashkise se Himares, se Lukoves, e Sarandes. Qeveria do disbursoje se shpejti fondin. Por natyrisht kjo kerkon njefare kohe, kurse plani per te ndertuar nje kat me shume eshte me i shpejte”, ka pohuar Berisha.
Megjithate, sipas kryeministrit shtimi i kapaciteteve jo vetem nuk do te behet ne menyre kaotike, pa lejen e autoriteteve vendore, por do te zbatohet ligji per prishjen e te gjitha ndertimeve te paligjshme ne bregdet.
“Nuk do mundet qe askush te pushtoje qofte edhe 1 meter katror pa leje. Ligji do veproje ne gjithe zonen turistike dhe ne te gjithe vendin”, ka theksuar Berisha.
Gjate inaugurimeve per ndertimin e rrugeve ne plazhet e Jonit, ne Palase, Dhermi dhe Jal, kryeministri Berisha premtoi se deri ne vitin e ardhshem, bashke me rruget e reja do te mbyllet edhe ceshtja e furnizimit me uje te pijshem per keto zona.
“Po mbahen premtimet. Ky eshte nje premtim i dhene se do asfaltojme cdo rruge qe zbret drejt detit dhe ne kete po bejme”, ka shtuar Berisha.
Top Channel