Vata kalon te Vupertal

28/08/2009 09:00

Fatmir Vata shtyn kohen e varjes se kepuceve ne gozhde. Ish-futbollisti i kombetares shqiptare, i cili ka nje karriere shume te pasur ne kampionatin gjerman te futbollit, edhe pse ne moshen 38-vjecare, nuk ka ndermend te dorezohet.

Ai ka vendosur te jete pjese e futbollit aktiv edhe per nje sezon tjeter. Lajmi eshte bere i ditur nga mediat gjermane, te cilat kane raportuar dje se, sulmuesi shqiptar ka arritur nje marreveshje me klubin Vupertaler SV Borusia te Bundesliges 3.

Pese dite para se te mbyllet periudha e merkatos verore, Vata ka nenshkruar nje kontrate nje vjecare.

Vupertaler ka bere nje paraqitje jo te mire ne kete fillim sezoni, prandaj ka vendosur te marre nje perforcim tjeter.

Trajner i kesaj skuadre eshte Uve Fuks, i cili njihet me Vaten qe ne kohen kur luante si futbollist te Arminia e Bielefeldit, ku shqiptari ka milituar per periudhen me te madhe ne futbollin gjerman.

Top Channel