Tirane, ekspozite nga piktoret bullgare

28/08/2009 20:40

Per te dytin vit me radhe u organizua ne Tirane ekspozita e nje grupi piktoresh bullgare, kryesisht te rinj.

Ekspozita qe mund te konsiderohet edhe nje promovim per turizmin dhe zonat historike te Shqiperise, u organizua ne kuader te nje projekti te Ministrise se Jashtme Bullgare ne bashkepunim me programin e strategjise se komunikimit te Bashkimit Europian.

E konceptuar si nje ekspozite me piktuara te realizuara ne zona te ndryshme te Shqiperise, artistet bullgare vizituan shume rajone turistike dhe historike te vendit.

Brenda 10 diteve te udhetimit te tyre neper Shqiperi, grupi i piktoreve bullgare realizoi rreth 20 piktura kryesisht peisazhe, te cilat u ekspozuan sot pasdite nen kujdesin e ambasades se bullgarise ne Tirane.

Top Channel