
Inxhinieret, arkitektet, mjeket, dentistet, farmacistet jane profesione qe ofrojne sherbim direkt tek qytetaret dhe qe lidhen me sigurine dhe shendetin e tyre, por ata nuk do te mund ta ushtrojne ate vetem duke u pajisur me diplome.
Nje projketligj mbi profesionet e rregulluara i detyron te gjithe keta t’i nenshtrohen provimit te shtetit per te filluar pune, si nje filter qe nuk lejon te paaftet te ushtrojne nje profesion te pamerituar, ndonese mund te jene pajisur me diplome ne menyre te dyshimte ne universitete shteterore apo private.
“Provimi i shtetit eshte garancia qe jep shteti qe keta profesioniste kane njohurite e duhura per te ushtruar profesionin. Ne permbushim nje kerkese te BE-se”, shprehet zv/kryeministri Genc Pollo. Provimi i shtetit do te zhvillohet nga Ministria e Arsimit dhe ministria perkatese ku i diplomuari kerkon te punoje. Ne provimin e shtetit qe do te sherbeje si nje filter per te garantuar cilesi, do te futet kushdo qe ka nje diplome, por te drejten per ta ushtruar profesionin do ta marrin ata qe e meritojne.
“Kandidatet qe duan te ushtrojne nje profesion duhet te kene diplomen, duhet te bejne praktiken profesionale dhe te futen ne provimin e shtetit”, shton Pollo. Si fillim jane 10 profesione qe do t’i nenshtrohen ketij filtri, por me vone pritet te futen edhe profesione si mesuesit etj. Ky projektligj i hap rrugen edhe reformimit te urdherave profesionale, si urdheri i mjekut, farmacisteve etj.
Top Channel