Korce, aksident nga shpejtesia, vdes 36 vjecarja

28/08/2009 11:45

Nje aksident rrugor me pasoje vdekjen e nje personi eshte regjistruar mengjesin e sotem ne afersi te fshatit Pirg, ne Korce.

Sipas njoftimeve te policise rrugore, viktime e aksidentit ka mbetur shtetasja Enkelejda Shtembari, e cila po udhetonte me makinen e saj.

Sipas burimeve, 36 vjecarja po kthehej nga Greqia bashke me djalin e saj, i cili ka marre disa demtime te lehta.

Burimet shtojne me tej se nga hetimet paraprake te kryera ne vendin e ngjarjes ka rezultuar se aksidenti ka ndodhur si pasoje e shpejtesise se larte.

Top Channel