Ish-deputetet kunder Rames

28/08/2009 12:10

Ndersa ka mbetur vetem nje dite nga fillimi i punimeve te kongresit te PS, duket se ndarjet brenda saj po thellohen dhe po pervijohen me qarte pozicionet pro dhe kunder kryetarit ne detyre Edi Rama.

Ne nje leter te hapur, nje grup zyrtaresh socialiste, kryetare degesh e bashkishe, ish-ministra, ish-deputete etj, nga rrethe te ndryshme te vendit i drejtojne nje apel publik qytetareve qe me 28 qershor votuan per alternativen e majte, si dhe anetareve dhe simpatizanteve te PS-se, qe te mos votojne serish Edi Ramen.

Ne leter thuhet nder te tjera se, “vazhdimi i drejtimit te PS-se nga ana e Rames mund te coje ne eksperimente te tjera te dhimbshme per popullin e majte, ne deshtime politike te njepasnjeshme dhe ne humbje te reja elektorale”.

Me tej letra vazhdon duke shprehur pikepamjen se, “kryetari ne detyre eshte pjese e historise politike te kesaj partie dhe cfaredo perfshirje e tij e drejtperdrejte ne zhvillimet e ardhshme institucionale te partise rrezikon percarje te reja ne gjirin e saj”.

Ne leter shkruhet nder te tjera se vazhdimi i drejtimit te PS-se nga Rama do te thellonte me tej frymen autoritariste dhe do te lehtesonte nderhyrjet e grupeve te interesit ne vendimmarrjet me te rendesishme te kesaj force politike.

Letra e hapur firmoset nga 37 zyrtare socialiste, kryetare dhe ish-kryetare te degeve dhe te bashkive te ndryshme, si dhe ish-deputete.

Top Channel