
Pas gati 36 ore kerkimesh eshte gjetur mengjesin e sotem trupi i pa jete i Flamur Hasanit, drejtuesit te kamionit qe u fundos ne ujerat e kanalit te Butrintit.
Ngjarja ndodhi mesnaten e se merkures kur shtetasi Flamur Hasani ka kerkuar te kaloje kanalin e Butrintit me nje kamion te ngarkuar me tulla.
Me gjithe kundershtimin e punonjesve te Lundres, qe lidh rrugen nacionale, 42 vjecari banues ne Ksamil ka hipur kamionin ne mjetin lundrues por ende pa nisur levizja e mjetit kamioni eshte fundosur ne ujerat e kanalit te Butrintit.
Gjate dites se djeshme eshte kerkuar pothuajse ne te gjithe zonen ku ndodhi aksidenti per te gjetur viktimen, ndersa eshte bere e mundur nxjerrja e kamionit te permbysur.
Vetem mengjesin e sotem polumbaret e repartit RENEA munden te gjejne rreth 800 metra larg vendit te tragjedise trupin e pajete te viktimes.
Rrymat e ujit ne kanal e kane zhvendosur ate larg vendngjarjes. RENEA ne zbulimin e trupit duket se eshte lajmeruar edhe nga peshkataret e zones.
Top Channel