
Universiteti “Aleksander Moisiu” ne Durres do te zhvendoset duke u zgjeruar ne veri te Shqiperise, e pikerisht ne qytetin e Peshkopise.
Keshilli i Ministrave miratoi ne mbledhjen e djeshme vendimin per hapjen ne qytetin e Peshkopise te filialeve dhe programeve te studimeve te Fakulteteve te Ekonomise, te Administrimit, te Edukimit dhe te shkolles se larte profesionale te Universitetit “Aleksander Moisiu” ne Durres.
Kryeministri u shpreh se ky vendim perben nje zhvillim jashtezakonisht te rendesishem per jeten universitare te vendit, ne menyre te veçante per te rinjte e zonave perreth. “Ky universitet eshte nje ndihme e madhe per kete zone. Te rinjte e gjimnazeve te Peshkopise, Bulqizes, Matit, por edhe te gjithe Shqiperise, do te kene mundesine te ndjekin studimet e larta ne dege te Universitetit te Durresit ne Peshkopi”.
Filiali i Fakultetit te Edukimit do te ofroje programet e studimit te ciklit te pare ne: “Matematike-Fizike”, “Matematike-Informatike”, “Informatike-Anglisht”, “Gjuhe-Letersi-Anglisht”, “Biologji-Kimi”, “Psikologji-Sociologji”, “Procese formimi”.
Nga ana tjeter, Kryeministri tha se do te ishte me vlere hapja e degeve te Universitetit Bujqesor ne kete zone, apo edhe te nje shkolle te mesme bujqesore, ne menyre qe te rritet gjithnje e me shume kualifikimi i fermereve shqiptare.
Nje vendim i tille arsimor duket se nuk ka mundur qe t’i qendroje larg politizimit te çeshtjes. Kjo per faktin se çelja e ketyre degeve te studimit ne qytetin verior eshte lidhur jo vetem me zhvillimin e saj, por edhe me gjere, me ate rajonal.
Kryeministri u shpreh se investimet e bera ne qytetin e Peshkopise e kane shnderruar ate nga nje rajon i mbyllur, ne nje nga rajonet me te hapura te vendit. “Peshkopia, me ndertimin e rruges se Arbrit dhe rruges qe lidh Peshkopine me Kukesin, krijon hapesira shume te medha per tregun.
Tirana arrihet ne nje periudhe kohore rreth 1 ore. Prishtina arrihet edhe ajo ne nje kohe te shkurter, po keshtu edhe Shkupi. Pra, nga nje rajon i mbyllur, shnderrohet ne nje nga rajonet me te hapura te vendit”, theksoi kreu i Ekzekutivit gjate prezantimit te ketij vendimi te miratuar nga qeveria qe drejton.
Aktualisht, vetem Universiteti i Tiranes ka hapur filialet e tij ne qytetet e Kukesit, si dhe ate te Sarandes.
Top Channel