
Bloget sociale jane padyshim fenomeni i momentit ne boten virtuale por nese shohim sondazhet veme re se grupmosha te ndryshme preferojne adresa te ndryshme.
Keshtu, blogu amerikan Twitter 11 % te anetareve te vet i ka te grupmoshes 12-17 vjec, cka tregon se ky blog pelqehet me shume nga te rriturit. Adoleshentet ne pergjithesi parapelqejne te navigojne ne Facebook, MySpace apo Friendster.
Sondazhi i publikuar nga comScore thekson se mosha qe parapelqen me shume Twitter eshte 30-40 vjec. Kjo tregon seriozitetin e faqes Twitter ne te cilen jane regjistruar shume emra te njohur.
Keshtu, zonja e pare e Britanise, Sarah Brown eshte nje prej njerezve qe parapeleqjne navigimin ne kete faqe, ndersa protestat ne Iran kane gjetur nje strehe te sigurt ne Twitter ku cdo moment pasqyroheshin zhvillimet me te fundit.
Top Channel