Qeveria synon nxitjen e kerkimit shkencor

27/08/2009 09:00

Qeveria miratoi dje vendimin per ngritjen e Agjencise se Kerkimit, Teknologjise dhe Inovacionit. Kryeministri Berisha tha se krijimi i kesaj agjencie synon te nxise kerkimin shkencor jo vetem ne universitetet publike, por edhe ne sektorin privat.

“Kjo agjenci ka si risi te saj inovacionin. Ne duhet te financojme kerkimet shkencore jo vetem ne universitetet tona, por edhe ne sektorin privat. Ne duhet te financojme inovacionin ne te gjitha fushat, me perparesi Hi Tec-un, softin, programimin. Funksionet e saj jane shume te rendesishme”, tha kryeministri.

“Kjo eshte nje perpjekje shtese per te inkurajuar shkencen dhe kerkimin shkencor, inovacionin per te ecur me shpejt drejt moshes dixhitale. Ky katervjeçar ka nje objektiv po kaq madhor sa ai ne fushen e infrastruktures, rrugeve, ujesjellesve, kanalizimeve, vaditjes dhe shkollave, pra infrastrukturen qe do te sjelle ne Shqiperi moshen dixhitale”, shtoi ai.

Vendimi per ngritjen e Agjencise se Kerkimit, Teknologjise dhe Inovacionit mbeshtetet ne Strategjine Kombetare te Kerkimit Shkencor, te miratuar pak kohe me pare nga qeveria. Nga ana tjeter, ish-institutet e Akademise se Shkencave, te shnderruara ne qendra te kerkimit shkencor, kane mbetur peng i mungeses se fondeve per realizimin e projekteve te ndryshme.

Top Channel