Provim shteti per te diplomuarit e rinj

27/08/2009 08:45

Pas hyrjes ne fuqi te ligjit te ri “Per profesionet e rregulluara ne Republiken e Shqiperise”, te gjithe ata qe do te diplomohen ne profesione te tilla si mjeke, farmaciste, avokate etj., do te duhet qe t’i nenshtrohen provimit te shtetit.

Ky do te jete domosdoshmerisht dixhital. Nderkohe qe do te kerkohet edhe nje praktike pune. Pas perfundimit te ketij procesi, secili nga te diplomuarit do te mund ta konsideroje veten e te vleresohet nga te tjeret (institucionet) si nje profesionist i vertete.

Ne mbledhjen e djeshme te qeverise, Kryeministri Sali Berisha deklaroi se “duke adaptuar standardin me liberal dhe duke hequr licencat per keto profesione, si ai i mjekut, farmacistit, avokatit dhe nje seri profesionesh te tjera, interesi publik kerkon qe keto profesione, ne raport me publikun, te jene te rregulluara me ligj te kene te percaktuar ne ligj pergjegjesite qe rrjedhin, kodin etik dhe profesional qe jane te detyruara te zbatohen ne marredheniet e tij me qytetaret shqiptare”.

Ne kete linje, qeveria miratoi dje projektligjin “Per profesionet e rregulluara ne Republiken e Shqiperise”. Kryeministri Berisha e konsideroi te rendesishem kete nisme ligjore, pasi rregullon me ligj ushtrimin e profesioneve ne raport me publikun.

Ne nje aspekt te rendesishem te ketij projektligji, Kryeministri Berisha vleresoi rivendosjen e provimit te shtetit per te gjithe ata qe mbarojne studimet pas miratimit te ketij ligji, para se te fitojne te drejten e ushtrimit te profesionit.

“Ky provim ka ekzistuar dikur ne shkollat ne Shqiperi dhe ekziston ne çdo vend. Vertet mbaron shkollen, por ke nevoje qe, para se te marresh te drejten e ushtrimit te profesionit, te besh nje praktike ne nje kohe te caktuar. Nje praktike te tille e bejne mjeket, te cilet nuk e ushtrojne profesionin pa nje stazh praktike prane nje klinike apo mjeku me eksperience, por tani kjo kodifikohet. Para se te ushtrosh profesionin e te njihesh si profesionist ne ate fushe, jep edhe nje provim”, u shpreh Kryeministri.

Sipas kreut te Keshillit te Ministrave, provimi i shtetit do te jete dixhital, nje model i aplikuar me sukses edhe ne vende te tjera dhe i rendesishem per te shmangur korrupsionin.

Kryeministri Berisha tha se ky ligj mbush nje boshllek qe ekzistonte ne legjislacionin shqiptar dhe eshte bere kujdes qe te mos cenoje  arritjet e deritanishme ne heqjen e licencave dhe lejeve te  panevojshme.

Top Channel