
Ne prag te kongresit te jashtezakonshem te Partise Socialiste, deputeti dhe nje prej drejtuesve kryesore te saj, Pandeli Majko i ka cilesuar debatet e fundit ne gjirin e socialisteve si pjese te nje gare dhe fushate normale ne nje force politike me demokraci te brendshme.
“Procesi i korrigjimit ka formuar nje debat pertej kufijve te caktuar. Une nuk dua ta sakrifikoj kete histori debati. Kjo qe po ndodh mund te zhvillohet brenda kufizave te normalitetit. Kjo ka te beje me ambicjen. Politika mund te kthehet ne nje gje pa kuptim”, eshte shprehur Majko.
Zoti Majko ka hedhur poshte aludimet se ne Partine Socialiste ka mungese demokracie, e imponuar nga lidershipi i saj.
Transparenca ne shpalosjen e kendveshtrimeve qofte edhe te kunderta, sipas tij, mbetet tregues se mendimi ndryshe eshte pranuar si pjese normale ne jeten politike te socialisteve.
“Nuk mendoj se per momentin ne PS mund te flitet per mungese te demokracise se brendshme. Mendoj se ne keto momente ne na duhet te ruajme ekuilibrin sepse kemi nje histori me te rendesishme se demokracia e brendshme, demokracia e Shqiperise”, ka pohuar Majko.
Anetari i kryesise se PS, pavaresisht se pranon nisjen e procesit te vetekorrigjimit, eshte shprehur kunder lenies pergjysme te projektit politik te nisur nga kreu aktual ne detyre Edi Rama.
“Projekti politik i PS nuk duhet te konsiderohet si nje projekt qe humbi per arsyet e veta. Une nuk jam dakord me kete dhe do ta shpreh mendimin tim edhe ne kongres. Duhet te kete nje balanc me ata qe mendojne ndryshe. Kur sipari te mbyllet, gjerat dale nga dale do te qetesohen”, ka theksuar Majko.
Zoti Majko thekson se PS, si e vetmja parti dhe institucion i mbetur ne opozite ndodhet aktualisht perballe nje pergjegjesie te jashtezakonshme, qe perfshin vendime qe shkojne pertej selise se kesaj force politike.
“Momenti eshte delikat e i veshtire, por kjo eshte arsyeja perse ne kemi thirrur nje kongres te jashtezakonshem. Kjo behet kur sfidat jane te tilla qe duhen marre vendime. PS ka mbetur elementi me i fuqishem opozitar dhe marrja e vendimeve eshte shume e rendesishme. Ne nuk do marrim vendime vetem per situaten brenda nesh, por per vendin”, ka nenvizuar Majko.
Duke pohuar se opozita parlamentare e PS do te jete racionale dhe mjaft aktive, zoti Majko jep nje paralajmerim te prere per qeverine e re qe pritet te krijohet nga koalicioni PD-LSI.
“Opozita do te jete racionale, e forte. Kur theksoj kete nuk presupozoj egersi dhe per numrin qe ka prodhuar ky sistem, jemi te frikshem. Dhe kete e them ne baze te eksperiences parlamentare qe une kam. Te mos mendohet se ajo qeveri qe fitoi me ilegjitimitet zgjedhjet do te kete nje fushe me lule perpara”, ka shtuar Majko.
Top Channel