
Konsumi i ushqimeve jocilesore eshte shkaku kryesor i shtimit te rasteve te semundshmerise te femijet. Ky ka qene konstatimi i mjekut pediater njekohesisht dhe shefi i reanimacionit te spitalit Pediatrik Fier, Dhimiter Dhamo, i cili eshte shprehur se kjo periudhe shenon çdo vit nje shtim te semundshmerise foshnjore kryesisht me shqetesime gastro-intestinale te shkaktuara nga konsumi i ushqimeve jocilesore, apo atyre te skaduara.
“Nuk mund te them se situata eshte alarmante, por mund te them qe kemi nje rritje te dukshme te femijeve te semure. Fakti qe ne pjesen me te madhe te rasteve, femijet e paraqitur tek ne kane qene me diarre, te vjella shpeshhere dhe me temperature ka faktuar se ushqimet qe ata kane perdorur ishin shkaku kryesor. Femijet e emigranteve jane pacientet me te shpeshte. Ketu nuk perjashtohen te semure te tjere me viroza te stines”, sqaron mjeku Dhamo.
Ne fakt, pak dite me pare, pergjegjesja e Zyres se Veterinarise ne Bashkine e Fierit ka dale ne nje konference per shtyp, ku kerkoi vemendjen e konsumatorit ne perdorimin masiv te bulmetit kryesisht , i cili vazhdon te blihet ne rruge ambulante, duke mos pasur ne kete menyre asnje siguri.
“Sa i bardhe eshte qumeshti nga jashte, aq i rrezikshem mund te jete nga brenda kutise, mund te permbaje baktere nese ai nuk pasterizohet”, eshte shprehur pergjegjesja e Zyres se Veterinarise prane Bashkise se Fierit, Luiza Strati.
“Po ta krahasojme kete periudhe me ate te nje viti me pare, ajo eshte po e njejte. Kjo dyndje eshte çdo here me ardhjen e emigranteve dhe kjo per shkak te ndryshimit te ambientit, ushqimeve qe ata perdorin dhe virozave te stines”, thekson mjeku pediater. I pyetur ne lidhje me rastet te dyshuara te virusit AH1N1, Dhamo eshte pergjigjur: “Deri tani, ne pediatri nuk kemi pasur asnje rast te dyshuar me kete virus”.
Top Channel