DND per politeknikun dhe “Aleksander Xhuvanin”

27/08/2009 09:05

Ne mbledhjen e qeverise u miratua dje edhe hapja ne Fakultetin e Inxhinierise Matematike dhe Inxhinierise Fizike te Universitetit Politeknik te Tiranes, te programeve te studimit te ciklit te dyte, “Inxhinieri matematike” dhe “Inxhinieri fizike”.

Ne perfundim te ketyre programeve te studimit leshohet perkatesisht diplome e nivelit te dyte, DND, ne “Inxhinieri matematike” dhe “Inxhinieri fizike”.

Keto programe studimi realizohen me 120 kredite dhe kohezgjatja normale e tyre eshte dy vite akademike. Gjithashtu, ne mbledhjen e djeshme u vendos edhe hapja ne Fakultetin e Shkencave te Natyres te universitetit “Aleksander Xhuvani”, Elbasan, te programit te studimit, te ciklit te dyte, “Matematike e zbatuar”.

Edhe ky program realizohet me 120 kredite me nje kohezgjatje dyvjeçare. Keto programe studimi propozohen nga vete institucionet e arsimit te larte publik ne vend prane Ministrise se Arsimit.

Pas miratimit ne strukturat e MASH-it, keto programe i drejtohen per aprovim perfundimtar mbledhjes se Keshillit te Ministrave. Pas ketyre vendimeve plotesohet struktura arsimore qe ofrojne keto universitete ne perputhje me sistemin e ri te Kartes se Bolonjes, qe aplikohet qe prej tri vitesh ne vendin tone.

Top Channel