Champions League, ja lojtaret me te mire te 2009

27/08/2009 21:10

Para hedhjes se shortit per percaktimin e grupeve per edicionin e sivjetshem te Champions League, UEFA ka shpallur edhe lojtaret me te mire te cdo reparti te fushes per edicionin e vjetshem.

Keshtu portieri me i mire eshte shpalluar hollandezi i Manchester United, Edvin van der Sar pas pritjeve te shumta te cilat shpetuan skuadren angleze nga nje humbje me e thelle ne finalen e Romes.

Mbrojtesi me i mire eshte vleresuar kapiteni i Chelsea dhe kombetares angleze, John Terry per neutralizimin e shume rasteve te Barcelones ne dy ndeshjet gjysmefinale ku ekipi i tij u eliminua.

Ndersa vleresimet per mesfushorin dhe sulmuesin me te mire shkuan per dy lojtare te Barcelones, perkatesisht ne mesfushe Xavi Hernandes dhe ne sulm Lionel Messi i cili ishte edhe autori i golit te dyte te shenuar me koke ndaj Manchester United ne finale.

Top Channel