Qyteti Studenti “shpeton” nga shtepite me qira

26/08/2009 08:30

Numri me i madh i studenteve, qe pritet te pranohen kete vit ne auditoret e Universitetit te Tiranes, duket se nuk do te vere ne veshtiresi drejtuesit e ketij kompleksi bujtinash per sistemimin e te rinjve.

Kjo edhe per shkak te nje tendence qe po verehet vitin e fundit, jetesa ne shtepi me qira.

Jane te shumte te rinjte nga rrethet qe jeten studentore ne kryeqytet vendosin te mos e kalojne ne godinat e Qytetit Studenti, por ne shtepi me qira, veçanerisht sa me prane fakulteteve ku studiojne.

Ata grupohen sipas shoqerise me dy apo tre veta dhe per nente muajt e shkolles jetojne ne ambiente me qira.

Tarifa aktuale per nje vit ne bujtinat e Qytetit Studenti eshte 30000 leke te reja.

Kjo shume nuk qendron fort larg nga ajo qe i takon te paguaje secilit ne nje banese me qira per nente muajt e shkolles.

Drejtues te agjencive imobiliare shprehen te kenaqur me punen qe garantojne nga studentet dhe jo vetem nga ana qe zgjedhin universitetet private, por edhe nga ata te sistemit publik te arsimit te larte.

Top Channel