Kalifornia, Shvarzeneger nxjerr ne shitje makinat e shtetit

26/08/2009 19:30

Guvernatori i Kalifornise, Arnold Shvarzeneger ka gjetur nje menyre te vecante per te mbledhur fonde per investimet publike ne juridiksionin e tij, ai do te nxjerre ne shitje ne e-Bay javen e ardhshme shtate makina te distriktit me autograf.

Guvernatori pasi kishte shqyrtuar te gjitha mundesite se si te mbulonte borxhet miliardere te shkaktuara nga ulja e taksave e ndikuar kjo nga kriza ekonomike globale u ka kerkuar ndihme miqve te tij ne rrjetin social, Twitter. Aty ka qene pikenisja e idese “Garage Sale” ne e-Bay, hapur me nismen e ish aktorit hollivudian.

Keshtu ne kete “pakete” do te perfshihen shtate makina shteterore me nga nje autograf te dhene nga “Terminatori” si dhe te gjitha te mirat materiale te sekuestruara nga policia dhe qe nuk jane terhequr nga pronaret e tyre legjitime.

Nderkohe qe sipas specialisteve plani i jashtezakonshem i guvernatorit nuk mjafton. Arkat e “Golden State” ndodhen ne nje situate tejet te veshtire me nje deficit total prej 26 miliard dollaresh, c’ka ka bere edhe shqyrtimin e nje ligji qe do te lejonte marijuanen kundrejt nje takse ne menyre qe te rriten te ardhurat.

Top Channel