Jessica Simpson, “shtriga” per ish te fejuarin

26/08/2009 17:30

Jessica Simpson duket se nuk e ka “pertypur” dot lenien nga ish i dashuri i saj lojtar i futbollit amerikan, Tony Romo vetem nje dite perpara 29 vjetorit te lindjes se saj muajin e shkuar, madje per ta patur serish ate ajo i eshte drejtuar edhe nje “magjistareje”.

Sipas informacioneve kengetarja dhe aktorja e famshme amerikane e ka njohur gruan duke kerkuar ndihme ne internet per te rifituar ish te fejuarin.

“Simpson eshte nje vajze me te vertete e embel, por ajo eshte ende e tronditur nga ndarja me Romo. Ka njohur nje magjistare te zonje ne Kaliforni dhe i ka kerkuar ta takoje ne shtepine e saj ne Beverly Hills. Kane ndezur nje qiri te bardhe dhe kane djegur disa dhurata te bera nga Tony per Jessica ne menyre qe ai te kthehet serish ne hapat e saj”, thuhet ne nje shkrim ne National Enquire.

Mesa duket, megjithese fansat dhe adhuruesit nuk i mungojne, pasi nje tjeter lojtar i futbollit amerikan, Colt Brennan i ka dhuruar nje fanelle te tijen dhe sipas zerave ai i ka shprehur edhe dashurine e tij, Jessica preferon te rifitoje Romo-n duke u keshilluar me nje “shtrige”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA