Hondurasi drejt zgjedhjeve te parakohshme
26/08/2009 09:20
Qeveria e perkohshme ne Honduras ka deklaruar se do te organizoje zgjedhjet presidenciale ne nentorin e ardhshem, edhe pse rezultatet nuk do te njihen nga vendet e tjera.
Ky ekzekutiv i beri te ditur nje delegacioni te perbere nga ministrat e Jashtem te vendeve te rajonit, se sanksionet e nderkombetareve nuk e trembin.
Presidenti i majte i Hondurasit, Manuel Zelaya u detyrua te linte vendin pas nje grushti shteti qe synonte rrezimin e tij.
Ministrat e Jashtem qe vizituan vendin nuk e binden dot qeverine qe te pranonte nje plan te menjehershem per ta kthyer ate ne pushtet.
Top Channel