
Nje 30 vjecare, banore e fshatit Humelice ne Gjirokaster, humbi jeten dje ne mbremje pasi u godit nga nje automjet ne rruge.
Ngjarja ndodhi ne aksin rrugor Gjirokaster-Tepelene, kur nje automjet goditi per vdekje kembesoren.
Pas aksidentit automjeti eshte larguar nga vendi i ngjarjes duke perfituar edhe nga erresira.
Policia e Gjirokastres qe po heton ngjarjen duket se eshte shume prane identifikimit te autorit te aksidentit per shkak se ne vendin e ngjarjes prane viktimes ishin edhe disa pjese te automjetit qe u perfshi ne aksident. Prej tyre pritet te identifikohet edhe autori.
Pak minuta pas aksidentit eshte lajmeruar edhe policia kufitare ne Kakavije, per te ndaluar cdo mjet te se njejtes marke te perfshire ne aksident, sepse nje nga dyshimet eshte se aksidenti mund te jete shkaktuar nga ndonje emigrant qe po kthehet ne Greqi.
Top Channel