
Nje dite pas publikimit te rrezimit te dy pistave te fundit, nga Prokuroria e Pergjithshme, per vrasjen e ish-deputetit socialist te Qarkut te Fierit, Fatmir Xhindi, kane reaguar familjaret e te ndjerit.
Ata jane shprehur te pakenaqur nga ecuria e hetimeve te deritanishme, si dhe nga publikimi i informacionit per mbylljen e tyre.
Paraditen e se martes, vellezerit, te afermit dhe mjaft miq e te njohur te Fatmir Xhindit jane mbledhur ne banesen e tij, e cila qendron e hapur qe nga mbremja e dy majit, kur krismat e nje arme automatike i moren jeten 49-vjeçarit.
Te afermit shprehen mosbesues ndaj drejtesise shqiptare, nderkohe qe shprehen se jane drejt nje vendimi per vetegjyqesi.
Pistat e dyshimta qe perfliten nen ze jane te shumta, por perqendrimi i familjareve te deputetit te vrare eshte te pista politike, tek e cila ata shohin mundesite dhe shkakun e nje vrasjeje te tille.
Top Channel