Berisha: Te rillogaritet PBB-ja

26/08/2009 15:10

Ne kulmin e debatit te nxehte me opoziten per gjendjen e financave publike, kryeministri Berisha ka urdheruar, rillogaritjen e treguesve makroekonomik te vendit, cka pritet te ndryshoje direkt dy treguesit me te nxehte te buxhetit, ate te borxhit publik dhe deficitit buxhetor duke sjelle formalisht uljen e tyre. (UPDATE)

“Rritja ekonomike e 2008-es ishte me e madhe nga sa ishte parashikuar, 8%. Nje llogaritje e parametrave eshte e domosdoshme”, u shpreh Berisha.

Por ne mbledhjen e komitetit te planifikimit te strategjive, kryeministri njoftoi dhe nje tjeter mase, e cila synon te mbaje nen kontroll financat publike.

Per here te pare, te ardhurat e grumbulluara nga privatizimet gjate dy viteve te fundit, do te trupezohen ne buxhetin e ketij viti, por me nje ndryshim.

Qeveria ka anuluar skemen qe e detyronte ate te conte automatikisht gjysmen e parave te privatizimeve per shlyerje borxhi dhe mendon t’i perdore ato per te financuar investimet dhe kompesuar renien e te ardhurave ndaj planit.

“Ndryshon raporti i perdorimit te tyre per investime me perdorimin e tyre per shlyerjen e borxhit dhe pranohet nje rritje 1% e borxhit, duke ngelur 4% ne borxhin qe gjetem ne ne vitin 2005”, tha kryeministri.

Por pavaresisht ketyre levizjeve te pazakonshme me financat publike, Berisha deklaroi se Shqiperia eshte nder te vetmit vende ne bote qe nuk u prek nga kriza ekonomike.

“Shqiperia nuk provoi krize, kjo eshte e verteta me e rendesishme. Beme rritjen me te madhe te rrogave ne kete vit. Ka mbetur qytetar shqiptar pa marre rrogen?”, deklaroi ai.

Duke pranuar disa efekte te pjesshme te krizes, kryesisht te renies se te ardhurave nga doganat, kryeministri ka dhene argumentat e tij, edhe pse ka qene i keqinformuar per ecurine e cmimit te naftes ne burse, qe rekordin maksimal te tij pati nivelin 147 dollare.

“Renia dramatike e cmimit te naftes nga 240 ne 60 dollare ka sjelle renien e karburanteve. Askujt nuk i shkonte mendja se cmimi i naftes do te rrokullisej”, shtoi kreu i qeverise.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA