
Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar sot se kabineti i tij do te rishqyrtoje buxhetin e ketij viti.
Gjate mbledhjes se rregullt te qeverise, kryeministri ka preferuar te theksoje se gjate ketij viti te ardhurat u rriten ndjeshem dhe ka hedhur poshte pretendimet e PS se ka kryer investime elektorale.
“Do rishqyrtojme buxhetin e ketij viti. S’kemi bere investime elektorale. Pavaresisht efekteve te krizes, te ardhurat u rriten kete vit me 7%”, ka pohuar Berisha.
Kryeministri e ka argumentuar rritjen e deficitit buxhetor me punen e dobet qe kane bere sipas tij tatimet dhe doganat, nderkohe qe ka premtuar uljen e tij.
“Deficiti u rrit nga puna jo e mire e tatimeve dhe doganave qe shkaktuan 165 milione dollare humbje. Zotohem se kete vit deficiti s’do te kaloje 4.2 per qind, nderkohe qe ne 2012-en do te jete 3%”, ka shtuar Berisha.
Top Channel