A/H1N1, ende s’jane porositur vaksinat e thjeshta

26/08/2009 08:45

Mbipopullimi dhe qendrimi ne ambiente te mbyllura brenda hapesirave te vogla nuk do ta shtyje afatin e nisjes se vitit te ri shkollor apo atij akademik.

Ministria e Shendetesise ka njoftuar se nuk do te kete asnje shtyrje afati per nisjen e vitit shkollor.

Udhezimi qe eshte shperndare ne te gjithe vendin dhe ne nje pjese te mire te sektoreve te drejtorive rajonale shendetesore, eshte per dezinfektimin dhe higjienizimin e institucioneve shendetesore.

Veç kesaj mjeket e shkollave duhet te bejne çdo dite informimin dhe te kujdesen per ngjitjen e posterave dhe shperndarjen e fletepalosjeve ne te gjithe vendin.

Sistemi i gatishmerise duhet te jete gjithmone nen vezhgim dhe ne rastet kur lind nevoja te merren kampione dhe te dergohen per ekzaminim prane laboratorit te Institutit te Shendetit Publik.

Sakaq, per sa i takon vaksinave te thjeshta te gripit sezonal, ende sektoret e shendetesise shqiptare nuk kane bere kerkese per furnizim.

Kjo pasi ne vendet e zhvilluara nuk jane kryer ende testet klinike per efektshmerine dhe efektet anesore te kesaj vaksine.

Top Channel